
Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.
Siç mëson Sinjali të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pikërisht në rrugën “Gazmend Zajmi”.
Në këtë rrugë të dielën pati të shtëna të shumta me armë zjarri ku i vdekur mbeti një person dhe u plagosën pesë të tjerë.
Një person e ka shkrepur armën pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër.
Siç merr vesh Sinjali, Policia tashmë e ka arrestuar personin e dyshuar.