
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast ku personi ka raportuar se është gjuajtur me armë zjarri përderisa po vozite, nga një person në veturë tjetër, raporton Gazeta10.
Sipas Policisë, në veturën që ishte gjuajtur me armë kanë qenë tre persona, por nuk janë lënduar.
“Prishtinë 03.12.2022 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte me veturë në lëvizje së bashku me dy pasagjerë, nga një veturë tjetër po ashtu në lëvizje, për motive të panjohura një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe me veturë është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në këtë rast. Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale.”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka thënë se lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori dhe aktualisht rasti nën hetime/Gazeta10