Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzat ndaj 9 doganierëve të Prizrenit, të akuzuar për korrupsion

Gazeta10
09 October 2022 - 16:07

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj nëntë doganierëve të Komunës së Prizrenit. Ata ngarkohen me akuzat se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, raporton Gazeta10.

Sipas aktakuzës katër prej tyre po akuzohen se në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pa leje përkatëse shmangin kontrollin doganor dhe kalojnë vijën kufitare, duke bartur duhan në sasinë 80 mijë kilogramë nga Shqipëria në Kosovë dhe duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm në shumën prej 3 milionë euro.

Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të këtij viti kishte refuzuar kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Kundër këtij vendimi, mbrojtja brenda afatit ligjor kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, me ç’rast kjo e fundit i ka refuzuar ankesat si të pabazuara, shkruan Betimi për Drejtësi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.