Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjykata merr vendimin: Arrest shtëpie për Sali Berishën, me policë tek dera

Gazeta10
30 December 2023 - 12:56

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Report Tv mëson se vendimi ekzekutohet menjëherë nga ana e policisë.

Në GJKKO ka dhe prani të efektivëve të cilët me të marrë vendimin e zbardhur do të nisen drejt banesë së ish kryeministrit Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.