Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Salih Mustafën më 16 dhjetor

Gazeta10
09 December 2022 - 15:17

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se 16 dhjetori 2022 është caktuar si datë për shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e  Salih Mustafës, raporton Gazeta10.

 “Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, më 16 dhjetor 2022 në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Prokurori i Specializuar e akuzon Salih Mustafën për përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në rajonin Gollak të Kosovës.

Sipas aktakuzës “afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash”,

Akuzat janë si më poshtë:

KATËR AKUZA PËR KRIME LUFTE

• Ndalim arbitrar (Pika 1)

• Trajtim mizor (Pika 2)

• Torturë (Pika 3)

• Vrasje e paligjshme (Pika 4)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.