Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjykata vendos një muaj paraburgim ndaj personit që kërcënoi gazetarin Alban Selimi

Gazeta10
20 March 2023 - 15:00

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim ndaj personit A.L i cili dyshohet se ka kërcënuar në vazhdimësi redaktorin e televizionit publik të Kosovës, Alban Selimi, shkruan Gazeta10.

Gjykata ka vendosur këtë masë për shkak të rrezikut të ikjes së të pandehurit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.L e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit A.L gjendet në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes së tij dhe mund të pengon sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale. Gjykata ka vlerësuar se duke pasur parasysh karakteristikat e tij personale, pasi që i pandehuri A.L është recidivist i gjykuar dhe i dënuar me aktgjykime të plotfuqishme për vepra të ndryshme penale, ekziston rreziku se i pandehuri po të gjendet në liri, do të përsëris veprat penale apo do të kryej veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Kujtojmë se ditë më parë, gazetari i RTK-së, Alban Selimi kishte publikuar disa fotografi, ku i ishte djegur garazha e shtëpisë. Pas kësaj përsëri, Selimi kishte pranuar një letër kërcenuese të vendosur në murin e shtëpisë së tij.

Dyshimet e gazetarit janë se si shkak i krejt këtyre kërcenimeve është një artikull hulumutes i publikuar nga ai lidhur me korrupsion, gjë që ka prekur familjarët e kërcënuesit që është fqinji i tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.