Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjykata  vendos një muaj paraburgim për mësuesin që dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses

Gazeta10
14 June 2023 - 18:01

Prokuroria Themelore në Pejë i ka dhënë një muaj masë paraburgimi mësimdhënësit V.S, i cili dyshohet për sulm seksual, ndaj një nxënëseje të mitur në Deçan, shkruan Gazeta10.

Në njoftim thuhet se pritet që të dëgjohen dëshmitarët dhe të dëmtuarit lidhur me rastin.

”Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale që i vihen në barrë si dhe faktin se në këtë çështje pritet të dëgjohen dëshmitarët dhe të dëmtuarit, rrethana këto që dëshmojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë vepra të njëjta apo të ngjashme penale apo mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtuar. Andaj, mbi bazën e të lartcekurave, e me qëllim të zhvillimit të procedurës në mënyrë të drejtë dhe zbardhjes së plotë të gjendjes faktike, gjykata erdhi në përfundim se masa e paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës dhe se masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe mbarëvajtjen e kësaj çështje penale”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.