Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjyqtari i rrahur nga presidenti i klubit turk lirohet nga spitali, vazhdimi i kampionatit ende në pikëpyetje

Gazeta10
13 December 2023 - 16:48

Halil Umut Meler, gjyqtari 37-vjeçar turk i sulmuar nga presidenti i Ankaragucut, është liruar nga spitali ku u shtrua pasi u sulmua fizikisht pas ndeshjes së kampionatit mes Ankaragucu dhe Rizespor.

Mbrëmjen e së hënës, Meler u shtrua në spital pasi presidenti Ankaragucu, Koce, e goditi fort në kokë dhe teksa ishte shtrirë në fushë ai mori disa goditje të tjera në trup, nga disa persona tjerë të cilët u arrestuan më pas.

Në ndërkohë, kryetari i klubit të futbollit Ankaragucu, Koce, është ndaluar me akuzën e lëndimit trupor ndaj një zyrtari.

Presidenti i skuadrës së Superligës turke më pas i kërkoi falje gjyqtarit dhe komunitetit sportiv për sjelljen e tij.

Gjykatësi Meler u tha prokurorëve se Koce e ka kërcënuar se do ta vriste.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.