Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjyqtarja Mejreme Memaj, emërohet kryesuese e Panelit për Lirim me Kusht

Gazeta10
31 October 2024 - 11:12

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në takimin e 335-të e ka emëruar Kryesuese të Panelit për Lirim me Kusht, gjyqtaren, Mejreme Memaj, ndërsa anëtar rezervë/zëvendës kryesues, gjyqtarin, Agim Maliqi, të cilët janë deleguar nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Mandati i anëtarëve të Panelit për Lirim me Kusht, është dy vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje, kurse vendimi hyn në fuqi nga data 31 tetor 2024.

KGjK-ja propozoi edhe anëtarët për Këshillin Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, për çka kryesuesi Albert Zogaj kërkoj përgjegjësi në kryerjen e detyrave.

Edhe Vilard Bytyqi, anëtari i KGjK-së, tha se të gjithë kandidatët e propozuar, duhet ta kryejnë me dinjitet këtë punë.

“Për këta kolegë cilido që të jetë do të vlerësoj që këta kolegë ta kuptojnë që janë përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë dhe është e rëndësishme që ta kenë një bashkëpunim të fortë”, ka thënë Bytyqi, raporton EO..

Në mbledhje u miratua edhe draft-memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, raporton EO.

Po e ashtu u votuar edhe për themelimin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.