Gleison Bremer mund të përfundojë në Premierligë sezonin e ardhshëm.
Manchester United dhe Liverpooli janë skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit brazilian.
27-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm te Juventusi në të gjitha ndeshjet këtë edicion dhe nuk ka humbur asnjë minutë me “Biankonerët”.
Bremer erdhi te Juventusi në vitin 2022 nga Torino për shumën e 46 milionë eurove dhe ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2029.
Ai debutoi me Brazilian në shtator të vitit të kaluar dhe deri më tani ka zhvilluar pesë paraqitje me kombëtaren latino-amerikane.