
Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në sfidën e luajtur në “St Jakobs-Park” në qytetin e Bazelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Për Zvicrën shënoi Vargas, e Hyseni për Kosovën.
Pas ndeshjes ka folur përzgjedhësi i Kosovës, Primosh Gliha.
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Primozh Gliha, e ka quajtur përgënjeshtruar sulmuesin Edon Zhegrova.
“Zhegrova gënjen, ai nuk dëshiron të luajë për kombëtaren. Unë e ftova Zhegrovën dy herë. E ftova me Andorrën nuk erdhi, e ftova më 10 nëntor dhe nuk erdhi, tha se nuk e lejon klubi”, ka thënë ai pas ndeshjes Zvicër-Kosovë për Supersport.
Zhegrova ditë më parë doli me reagim publik duke kritikuar Federatën e Futbollit, duke thënë se i është thënë se “nëse nuk vjen për ndeshjen me Izraelin, s’ke çka kërkon as në ndeshjet tjera”.