Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Godet’ Bajrami: Nuk e di nëse ka pritë dikush që kjo qeveri të dështojë kaq keq për këto 3 vjet

Gazeta10
04 April 2024 - 23:21

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka pas dështime të mëdha në këto tri vjet të qeverisjes.

Bajrami në emisionin ‘Gallatë’ me Arben Ahemtin në Kanal10, ka numëruar dështimet që sipas saj, janë bërë në këto tri vjet qeverisje

“Nuk e di a e ka pritur kush që kanë me dështuar kaq shumë në tri vitet e qeverisjes, duke filluar prej krizës energjetike dhe rritjes së çmimit të energjisë”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se inflacioni ka dëmtuar qytetarët që sipas saj, ngritja e madhe e çmimeve nuk është përcjell edhe me rritje të pagave.

“Shporta bazë e konsumatorit është rrit në më shumë 50 për qind”, ka thënë ajo. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.