Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë

Gazeta10
29 December 2023 - 20:37

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë. 

Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazeta10 se një këmbësore ëshjtë goditur nga një veturë.

Ajo tha se këmbësorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra. 

“Rreth orës 19:40  kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfirmoi ajo për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.