Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Goditi me shuplakë nusen pse i shkeli këmbën, dasma kthehet në arenë boksi –  Nusja përfundon në spital

Gazeta10
28 Gusht 2024 - 10:16

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar gjatë një dasme në Greqi, Pirgos, ku kisha ku po zhvillohej ceremonia martesore është kthyer në një ring.

Mediat greke raportojnë se gjithçka ka nisur në momentin, ku gjatë ceremonisë së kurorëzimit nusja i ka shkelur këmbën dhëndrit. Gjë kjo që s’i ka pëlqyer aspak dhëndrit dhe ka goditur me shuplakë nusen.

Menjëherë kanë reaguar të afërmit e nuses të cilët kanë nisur të dhunojnë dhëndrin. Dasmorët kanë vrapuar në panik për të dalë nga kisha, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë.

Dita më e bukur për çiftin është kthyer në një makth dhe nusja për shkak të situatës ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital. Në spital është dërguar edhe një nga të ftuarit pasi ka marrë disa goditje gjatë përplasjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 Prill 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.