Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Gomez anulon paraqitjen në “Tonight Show” pas infektimit me COVID-19

Gazeta10
27 October 2022 - 10:06

Këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez, gjatë ditës së djeshme ndau një postim në Instagram duke njoftuar se ishte infektuar me COVID-19 dhe u detyrua të anulonte një paraqitje të planifikuar në “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.

“Nuk do të jem në Fallon sonte. Përfundova me COVID-19, por po pushoj dhe ndihem mirë”, ka shkruar Selena.

Gomez, postoi mesazhin së bashku me një foto të saj teksa shihet e shtrirë në një divan me qenin e saj aty pranë, shkruan Gazeta10.

Postimi i Gomez

Ndërkohë, Gomez ka të ngjarë të shfaqej në shfaqjen e Fallon për të promovuar dokumentarin e saj të ardhshëm “Selena Gomez: My Mind & Me”, i cili do të publikohet globalisht në Apple TV+ më 4 nëntor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.