
Ballkani ka rikthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Slavia Pragës.
Kësaj radhe për djelmoshat e Ilir Dajës ka shënuar Meriton Korenica në minutën e 29-të të takimit.
Ballkani realizoi i pari duke kaluar në epërsi me anë të Ermal Krasniqit, mirëpo Slavia Praga u kundërpërgjigj menjehërë duke barazuar rezultatin në 1 me 1.
Tani goli i Korenicës ka rikthyer qetësinë te kampioni i Kosovës.