
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka dëshmuar sot në favor të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet se në vitin 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën e sotme gjyqësore, Grabovci në cilësinë e dëshmitarit ka thënë se nuk i kujtohet që Konjufca ka hedhur gazë.
Ai ka thënë se deputetet tjerë të VV-së i ka parë duke hedhur gaz.
“Nuk më kujtohet se z. Konjufca ka hedhur ndonjëherë gaz lotsjellës. Kjo është ajo që mua me kujtohet. E për të tjerët unë mujë me dëshmu, edhe për Albin Kurtin dhe për të tjerët”, ka thënë Grabovci, Betimi për Drejtësi
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës.
Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.