Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grabovci për Hashim Thaçin: I guximshëm në çdo aspekt, falë tij kemi raportin e mirë me SHBA-të

Gazeta10
19 February 2024 - 21:29

Adem Grabovci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për një periudhë të gjatë kohore nuk është parë të jetë shfaqur në media, raporton Gazeta10.

Grabovci në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka folur për raportin e Kosovës me SHBA-në, ai këtij raporti të krijuar meritat i’a lë ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Tutje Grabovci për ish-presidentin është shprehur se është figura më e dëshmuar për nga guximi dhe intelekti, ku sipas tij përmes Thaçit Kosova ka krijuar aleatë sikurse Amerika, raporton Gazeta10.

“Hashim Thaçi është një nga figurat ku në çdo aspekt e ka dëshmuar edhe për nga guximi dhe intelekti dhe gjitha të tjerat i ka edhe është e njohur nga marrveshje e Rambujes angazhimi i tij edhe guximi i treguar i tij , falë guximit të tij, ne sot kemi arritur që të krijuam partnerë dhe  aleatë si Amerika”, ka thënë ai./Gazeta10/

Për të parë më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.