
Sulmet ruse goditën ndërtesën e administratës rajonale në Kherson të mërkurën në mëngjes, mes një vale bombardimesh fatale në rajonin jugor të Ukrainës, shkruan CNN, transmeton Gazeta10.
Sulmi ndodhi në orën 11:00. sipas kohës lokale dhe “rusët qëlluan në qendër të Khersonit me raketahedhës të shumtë”, tha në Telegram nënkryetari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës.
“Pradhat goditën ndërtesën e Administratës Ushtarake Rajonale Kherson — dy kate u dëmtuan,” shtoi Kyrylo Tymoshenko.
Nuk ka pasur viktima.
Video e postuar nga administrata ushtarake rajonale Kherson tregon dëmet brenda dhe jashtë ndërtesës.
Një tjetër video në rrjetet sociale dokumenton qartë goditjen e godinës së administratës, me një shtëllungë të madhe tymi gri që ngrihet prej saj.
Të martën, Kherson u granatua 42 herë, sipas Yarsolav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson.
Objektivat të martën përfshinin një klub jahtesh, një kolegj, një shkollë dhe ndërtesa banimi. Një person ka mbetur i vrarë dhe një është plagosur. / Gazeta10.