Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Granit Begolli: Kemi qenë gjithçka në rregull me dokumenta

Gazeta10
19 February 2023 - 23:15

I ftuari i radhës në emisionin “Kampionët” këtë të diel është edhe trajneri i Feronikelit ’74, Granit Begolli.

Gjatë diskutimit për vendimin e marrë nga komisioni i garave të FFK-së për rastin e ekipit të tij, Begolli tha se në aspektin sportiv kemi fituar, kemi mposhtur një skuadër më të mirë se ne.

“Ne kemi fitu ndeshjen, kemi mposhtur një kundërshtar tejet të fortë, mirëpo sa i përket procedurave, federata na ka thënë se gjithçka ka qenë në rregull.” tha Begolli.

Ai ndër të tjerash ka thënë se kanë marrë konfirmim nga Minsitria e Brendshme dhe FFK-ja se kanë të drejtë pjesëmarrje në gara.

“Na është konfirmuar nga Minsitria e Brednshme dhe FFK se kemi qenë në rregull me dokumentacion dhe kemi të drejtë të luajmë në garat e organizuar nga kjo federatë.” shtoi tutje Begolli.

Begolli shtoi se klubi është ankuar për këtë vendim të komisionit.

“Klubi është ankuar, presim përgjigje pozitive rreth këtij vendimi.” vazhdoi më tutje trajneri i futbollit.

Ai tha se shkaku i këtij vendimi, klubi i tij i ka humbur 6 lojtarë.

“Kemi humbur 6 lojtarë si pasojë e këtij vendimi, edhe 4 të tjerë që i ka liruar klubi, i bie se jemi -10 lojtarë në vazhdimësi të kampionatit, dhe mendoj se kjo është një pengesë e madhe për ne.” tha kryetrajneri i Feronikelit ’74.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.