Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri pjesë e listës së Zvicrës për ndeshjet e tetorit

Gazeta10
03 October 2024 - 13:24

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.

 

Pjesë e kësaj liste janë edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

 

Të dy këta futbollistë do të zbarkojnë në Beograd për tu përballur me Serbinë, në ndeshjen që luhet me 12 tetor.

 

Tri ditë më pas, “Helvetikët” do të përballen në shtëpi me kombëtaren e Danimarkës.

 

Zvicra nuk e ka nisur aspak mirë edicion e ri në Ligën e Kombeve, ku kanë pësuar dy humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

 

Kapiteni i Zvicrës, Ganit Xhaka po kalon në formë shumë të mirë me Bayer Leverkusenin këtë edicion.

 

Po ashtu, Xhaka ishte lojtari kryesorë i kësaj kombëtareje në kampionatin evropian, ku Zvicra arriti deri në çerekfinale.

 

Ndërkohë, Andi Zeqiri aktivizohet te Standard Liege, ku në pesë ndeshje ka shënuar dy gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.