Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Bayern Munchen gjatë vikendit të ardhshëm.
Xhaka tregoi se skuadra e tij Bayer Leverkusen është gati për takimin derbi në Bundesliga.
“Sigurisht që ne e dimë se sa ka potencial Bayern Munchen. Sigurisht që i kemi analizuar lojtarët e tyre dhe e shihni që gjithçka po shkon mirë. Pothuajse çdo goditje e tyre është një gol. Sulmi është shumë i fortë dhe ata po pësojnë më pak gola”, u shpreh Granit Xhaka
Kapiteni i “Helvetikëve” thotë se vetëm Xabi Alonso mund të bëjë mirë në këtë ndeshje.
“Xabi Alonso është ai që mund të shohë se çfarë bëjmë mirë ne dhe çfarë keq. Ai analizoi seancat stërvitore dhe lojtarët. Nëse dikush di se çfarë duhet përmirësuar, ai është trajneri”, vazhdoi tutje Xhaka.