Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gratë dhe rinia e VV-së ndezin qirinj për 66 viktimat të femicidit të periudhës 2000-2022

Gazeta10
08 March 2023 - 22:25

Organizata Gratë për Vetëvendosje dhe Rinia për Vetëvendosje kanë ndezur qirinj në kujtim të 66 viktimave të femicidit gjatë periudhës 2000-2022 në Kosovë.

Kryetarja e GVV në Gjilan, deputetja Arijeta Rexhepi ka thënë se për to nuk janë vetëm numër, por janë jetë grash të shuara dhunshëm e padrejtësisht.

“Sot, me ndezjen e 66 qirinjve, kujtojmë vrasjen e 66 grave e vajzave që nga paslufta e deri më sot. Për ne nuk janë vetëm numra, janë jetë grash të shuara dhunshëm e padrejtësisht. Të gjitha u vranë për të vetmen arsye sepse ishin gra.” – tha Rexhepi.

Ajo tutje ka thënë se punën që deputetët dhe qeverisja po e bëjnë për luftimin e dhunës në familje përmes miratimit të ligjeve, ndryshimit të tyre dhe ndarjes së buxhetit për strehimoret që ofrojnë shërbime strehimi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Nga ana tjetër, Dea Lala, aktiviste në RVV, foli për rëndësinë që duhet t’ia kushtojmë femicidit në vendin tonë duke u angazhuar njëherit në luftimin e normave patriarkale në shoqëri.

“Ne, solidarizohem me gjithsecilën vajzë dhe grua të prekur nga cilado formë e dhunës. Ne angazhohemi në luftimin e dhunës në bazë gjinore. Si në këtë 8 mars, që shënon ditën ndërkombëtare të gruas ashtu edhe cilëndo ditë tjetër, mbarë shoqëria, përfshirë të rinjtë e të rejat le të përpiqemi bashkërisht të angazhohemi në luftimin e femicidit, pushtetit patriarkal në vend, dhe t’i hapim rrugë të ardhmes pa dhunë e me një jetë ku ka siguri dhe dinjitet.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.