Gazeta10

Grealish shpjegon pse Man City ka shans për të fituar sërish tripletën këtë sezon

Ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish ka shpjeguar arsyen pse ekipi i tij ka një shans për të arritur rezultatet e sezonit të kaluar, ku fitoi të gjitha trofetë.

Manchester City pati një vit të mrekullueshëm sezonin e kaluar, duke fituar jo vetëm Ligën Premier, por edhe Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.

Tani, me rreth dy muaj të mbetur në sezonin aktual, skuadra e Pep Guardiolës po i ndjek edhe një herë të tre trofetë. “Ne si ekip dhe si klub, po e marrim sezonin ndeshje pas ndeshje”, ka thënë fillimisht Grealisht për faqen zyrtare të klubit.

“Unë e di që kjo është ajo që thonë të gjithë, por ne me të vërtetë jemi duke vepruar kështu. Njësoj ishte edhe vitin e kaluar. Ne nuk po e shikonim me të vërtetë duke menduar ‘a mund të shkojmë të bëjmë tripltetën?’”.

“Ishte më shumë sikur t’i marrim ndeshjet një nga një në finalet e Ligës Premier, Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve në fund”.

“Ne sigurisht kemi talentin, dëshirën dhe ekipin për të shkuar dhe për ta bërë këtë. Ne kemi menaxherin më të mirë në botë. Mund të kemi një muaj të suksesshëm të sezonit”, përfundoi anglezi. 

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët