Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grenell i reagon presidentes sllovene pasi e mbështeti Zelenskyn: Paguani vetëm 1.29% për mbrojtjen

Gazeta10
01 March 2025 - 11:05

I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, i ka reaguar presidentes të Sllovenisë, Natasa Musar, pasi kjo e fundit ka mbështetur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas përplasjes me presidentin Donald Trump.

Grenell i ka kujtuar Musarit se Sllovenia edhe pse u zotua të paguajë 2% për mbrojtjen, paguan vetëm 1.29%.

“Në fakt, ju jeni një nga anëtarët e NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen. Ju u zotuat të paguani 2% në 2014, por ende paguani vetëm 1.29% tani”, ka thënë Grenell në reagimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.