Gazeta10

Gresa Caka-Nimani rizgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese edhe për një mandat

Gresa Caka-Nimani është rizgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës edhe për një mandat.Vendimi është marrë sot në seancën administrative nga gjyqtarët e Kushtetueses.

“Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Gresa Caka – Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Mandatin e parë në krye të Kushtetueses, Caka-Nimani e kishte filluar më 17 maj 2021. Ajo është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015.

Deri në emërimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani ka shërbyer si Këshilltare e Lartë Ligjore dhe Udhëheqëse e Ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).

Ajo ka qenë pjesëmarrëse në grupe të ndryshme punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit. Gjatë viteve 2006-2008, ajo ka qenë koordinatore dhe këshilltare e mbështetjes së Qeverisë Amerikane për Grupin Punues dhe më pas, Komisionin Kushtetues përgjegjës për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Studimet për drejtësi, Gresa Caka-Nimani i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (2004), ndërsa magjistraturën në fushën e integrimeve evropiane dhe regjionalizmit e ka përfunduar në Universitetin e Grazit, Austri (2007).

Ajo aktualisht vijon studimet për doktoratë në fushën e së drejtës kushtetuese në Universitetin e Grazit, duke u fokusuar në ndërkombëtarizimin e kushtetutbërjës.

NË FOKUS

arlind-gashi1
Rast i rëndë: U godit nga vetura në parkingun e një pompe, zbardhen detaje të reja për vdekjen e Arlind Gashit
Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
Vrasjee
Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare