Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Greva e punëtorëve, Ministria e Financave njofton se do ua ndalojë pagat  (DOKUMENT)

Gazeta10
25 August 2022 - 14:10

Shërbyesit civil të Kosovës sot kanë filluar një grevë të përgjithshmë në nivel vendi, raporton Gazeta10.

Ata kanë filluar protestën meqë nuk janë përmbushur kërkesat e punëtorëve dhe janë në grevë derisa të realizohen të gjitha kërkesat e tyre.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, pas mbajtjes së Mbledhjes së Jashtëzakonshme dhe pas marrjes së pëlqimit të federatave, anëtarëve të BSPK-së dhe pas dështimit të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e konflikteve me mjetet e tjera ligjore si dhe mospërmbushjen e kërkesave të punëtorëve, ka marrë vendim për hyrjen në grevë në nivel vendi derisa të realizohen kërkesat e punëtorëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në anën tjetër, Ministria e Financave edhe zyrtarisht e ka bërë të ditur se do ua ndalojë pagat të gjithë atyre që hyjnë në grevë.

Këtu keni dokumnetin e këtij vendimi të siguruar nga Gazeta10:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.