
Deklarimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me dy ministrat e tij lidhur me grevën në vend, nuk ka filluar në orën 11:00, raporton Gazeta10.
Zyra e kryeministrit Kurti ka paralajmëruar se Kurti me ministren Nagavci dhe ministrin Murati do t’i drejtohen qytetarëve në orën 11:00.
Përndryshe, sot në mëngjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn. Pas përfundimit të takimi, Jasharaj kishte deklaruar se nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit në Kosovë ka disa ditë që janë në grevë për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.
Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve më pas është tërhequr nga ky vendim pasi kishte një reagim të ashpër nga shoqëria civile dhe subjektet opozitare. / Gazeta10