
Në Ferizaj një grua ka raportuar se për tri vite rresht është dhunar nga një mashkull.
Sipas raportit policor viktima është detyruar që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, rasti gjithashtu në procedurë hetimore.
“Ferizaj 2020 – 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policorë.