
Sot do të mblidhet Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza, i cili do të mbajë një takim dyditor.
Në agjendë të këtij grupi do të jetë edhe Kosova, por që diskutimi për vendin pritet të ndodhë gjatë ditës së premte, transmeotn Gazeta10.
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, mori një tjetër në muajin tetor në takimin paraprak të këtij grupi pas kërkesës së Francës, mbështetur nga disa shtete të tjera, që këtë proces ta ndërlidhë me disa kërkesa të tjera.
Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, sistem ky për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por që i njëjti akoma nuk është funksional.
Njëherësh, Kosovës i është kërkuar që të harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian, të rrisë kontrollin e kufijve dhe vazhdimin e riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së./Gazeta10