Gazeta10

Guardiola: Historia nuk ka vlerë në finale

Manchester City po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll kundër Interit.

Pas “Nerazzurëve”, sot ishte radha e Cityt për tu paraqitur para mediave, ku Pep Guardiola foli në një konferencë për ndeshjen ndaj skuadrës së Simone Inzaghit.

Guardiola tha se finalja në Stamboll është një ëndërr e bërë realitet, ndërsa tha se historia nuk ka vlerë në finale, pasi që në këso gara duhet të jesh më i forti.

“Ne duhet ta luajmë ndeshjen e sezonit. Ka vlerë ajo që duhet ta bësh për të fituar ndaj Interit, më pastaj do të shohim rezultatin. Kanë mbetur dhe dy-tre ditë të mbetura në Stamboll, dhe për ne është një ëndërr që të jemi këtu. Para dy vitesh ne ishim aty por ishte një situatë ndryshe për shkak të Covidit. Ne do të mundohemi që ta bëjmë më të mirën. Në një finale ka vlerë sjellja jote për 90 minuta, nuk ka vlerë historia, rezultatet e grupit ose rezultati në kampionatin tënd. Në këto gara duhet të jesh më i forti”, tha Guardiola.

Krahasimi me finalen kundër Chelseat në vitin 2021, megjithatë, është i pashmangshëm për Guardiolan dhe skuadrën e tij.

“Nuk mund të flas për lojtarët, disa ishin aty e disa jo. Dy vite nuk është shumë dhe sigurisht ne dëshirojmë që të përfundojë ndryshe, por ne duhet të dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë. Në aspektin se si i qasemi, se çfarë të bëjmë me dhe pa topin”, tha Guardiola.

Më tej, Guardiola tha se skuadrat italiane në këso lloj situatash (finale të Ligës së Kampionëve) janë tejet të forta.

“Ne mendojmë të fitojmë, por e dimë se ky do të jetë i njëjti parim si i Interit. Do të jetë një lojë shumë e vështirë, ka shumë karakteristika të mira, përndryshe nuk do të ishim në finalen e Ligës së Kampionëve. Skuadrat italiane janë të forta në këto situata”, tha Guardiola.

Të shtunën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Ataturk Olympic” të Stambollit do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur