
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për ardhjen e Jakup Krasniqit në Prishtinë, i cili ka përfituar nga një vizitë humanitare për ta vizituar bashkëshorten e tij, Sevdi Krasniqi, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Gucati ka thënë se ishin njoftuar paraprakisht për ardhjen e Krasniqit, duke i uruar bashkëshortes së tij shëndet dhe shërim sa më të shpejtë.
Ai ka treguar se edhe vetë kishte përfituar nga një vizitë e tillë humanitare kur i kishte vdekur babai.
Gucati ka thënë se këto vizita janë shumë të vonuara, por, sipas tij, më mirë vonë se kurrë.
Ai e ka përgëzuar Krasniqin për mundësinë që iu dha për të vizituar bashkëshorten dhe fëmijët e tij./Gazeta10