
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për emocionet që përjetoi gjatë vizitës së familjarëve te ish-presidenti i Kosovës, Jakup Krasniqi, në Hagë.
I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Gucati ka shprehur pakënaqësi për masat e shtuara të sigurisë gjatë vizitës, ku sipas tij, ishin të pranishëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale të EULEX-it dhe hetues.
Ai tha se nuk e kupton arsyen e një pranie kaq të madhe të forcave të sigurisë, duke kërkuar që Krasniqit t’i mundësohet të kalojë kohë me familjarët e tij.
“Unë sot do t’u bëja thirrje të gjithëve që t’ia lejojnë bacit Jakup ta takojë vëllain. Këta janë të dënuar, nuk e di pse gjithë ato masa të rrepta. Më shumë jam duke dyshuar se janë duke bërë filma”, ka thënë Gucati.
Ai theksoi se ish-krerët e UÇK-së nuk janë terroristë dhe as kriminelë, ndërsa për Jakup Krasniqin tha se nuk është person që mund të shkaktojë ndonjë problem.
Gucati u emocionua veçanërisht kur foli për momentin kur pa mbesën në krahët e Krasniqit, duke thënë se kjo pamje i solli njëkohësisht gëzim dhe hidhërim.
“Por kur e pashë mbesën në krahët e tij, edhe u gëzova, por edhe u hidhërova”, u shpreh ai./Gazeta10