Gazeta10

Gushavci – vendi që është ilaç për shumë sëmundje 

Raporti: Kujtesa Delija

Përgjatë bukurive natyrore të bjeshkëve të Deçanit, mes freskisë dhe qetësisë buron uji i thartë i Gushavcit.

100 vjeçarja nga Strellci i Deçanit këtë vend e konsideron si të shenjtë, derisa kujton ende momente nga fëmijëria e saj pranë këtij burimi.

“Këto 100 vitet e mia i mbaj mend më së miri prej këtij vendi ku jemi larë e shumë herë fshehtë jemi detyru me ardh këtu, ky  është vend i bekuar e unë sot e kam sjellë nipin me u la”, shprehet Mahmudemaj për Kanal10.

Ashtu siç është krijuar nga natyra, tash e disa shekuj për ujin e këtij burimi thuhet se shëron disa sëmundje siç janë sëmundjet e eshtrave, hemorragji të lekurës, njolla në fytyrë etj.

Ndërkaq edhe mërgimtari, Rexhë Pajaziti thotë se në Gushavc ka ardhur për një arsye, për t`u shëruar nga sëmundjet që vuan.

“Ky është viti i parë që kam dëgjuar për këtë vend, kam katër ditë që po vijë sepse po ankoj prej këmbëve e kam dëgjuar që është ilaq për eshtra. Madje po e ndjej vetëm shumë më mirë e shumë më lehtë, tash e tutje këtu do të jem më shpesh”, tha 75 vjeçari nga Istogu.

Bukuritë e bjeshkëve të Deçanit tash e disa kohë janë shndërruar në një atraksion për shumë turistë vendor dhe jo vetëm./Kanal10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit