
Raporti:Arza Kastrati/ Kanal10
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka mbajtur konferencën e fundvitit, me ç’rast ka thënë se gjatë këtij viti pritet që të kemi rritje ekonomike për 3-4 për qind. Mehmeti po ashtu ka thënë se vlera e remitancave të pranuara deri në fund të muajt tetor 2022, është 1 miliard euro, që paraqet rritje vjetore prej 5.5 për qind.
Banka Qendrore e Kosovës ka parashikuar që deri në fund të këtij viti, rritja ekonomike të sillet prej 3 deri në 4%.
Kështu ka bërë të ditur guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti në konferencën e mbajtur për fundvit.
Ai ka thënë se viti 2022 u shoqërua me rritje të inflacionit, rritje të normës së interest e ngadalësim të rritjes së tregtisë botërore për shkak të dinamikave globale dhe luftës në Ukrainë.
Ndërsa, Mehmeti ka thënë se vlera e remitancave të pranuara deri në fund të muajt tetor 2022, është 1 miliard euro, që paraqet rritje vjetore 5.5 për qind.
Mehmeti foli edhe për investimet e huaja direkte, vlera e të cilave tha se deri në shtator të këtij viti ka arritur në 567 milionë euro.