
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore të Regjionit, i cili do të zhvillohet në qytetin Beçiç të Malit të Zi.
Në letrën njoftuese të dërguar institucioneve dhe të siguruar nga Kana10, Guvernatori Mehmeti ka bërë të ditur se anulimi i pjesëmarrjes në këtë ngjarje po bëhet shkaku i vendosjes së fusnotës Kosovës nga organizatori i kësaj ngjarje.