
Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland ka lënë pas lëndimin që e pësoi në sfidën kundër Burnleyt dhe është rikthyer në stërvitje me grupin.
Pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e FA Cup, Haaland u la jashtë grumbullimit nga Norvegjia për ndeshjet e marsit, e po ashtu ai mungoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit.
.@ErlingHaaland is back! 👀 pic.twitter.com/BrRDMtB7fC
— Manchester City (@ManCity) April 5, 2023
22-vjeçari pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Southamptonit në fundjavë dhe kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve.
Norvegjezi po kalon në formë të jashtëzakonshme në edicionin e tij të parë me Cityn, ku ka arritur të realizojë 42 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.
Haaland ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 170 milionë euro.