Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Habit” Nushi: S’ka deputet në VV që ia kthen fjalën Kurtit

Gazeta10
10 December 2024 - 22:14

Nol Nushi nga PSD ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është centralizuar, duke theksuar se nuk asnjë deputet që mendon ndryshe dhe mund t’ia kthejë fjalën kryetarit të kësaj partie dhe njëherësh kryeministrit, Albin Kurtit.

“Janë disa deputetë të Listës Guxo, janë disa të Alternativës dhe mbesin pak vende që dalin nga demokracia e brendshme. Tash u centralizu, nuk ki ti deputet që mendon ndryshe dhe ia kthen fjalën Kurtit”, ka thënë Nushi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Nushi ka sqaruar ndryshimet që kanë ndodhur në LVV pas daljes së tij dhe anëtarëve të tjerë të PSD-së.

“Na qysh e kemi lanë, ka qenë që 25% e listës së kandidatëve vjen si propozim i kryesisë së partisë. Me daljen tone aty janë hjek krejt kufizimet e që e betonojnë pushtetin e Kurtit”, ka thënë Nushi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.