Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë finale është si një ëndërr për ne

Gazeta10
28 March 2026 - 20:09

Kosova të martën do të luajë finalen e ‘play-off’-it ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës.

Lojtari i Kosovës, Florent Hadërgjonaj për mediumin turk “A Spor” tha se kjo ndeshje do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së “Dardanëve”.

Ai tha se për këtë finale kanë punuar shumë dhe se kjo ndeshje është si ‘një ëndërr’ për lojtarët e Kosovës.

“Ndeshja kundër Turqisë do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sonë. Të luajmë në këtë finale është si një ëndërr për ne. Ne punuam shumë për të arritur këtë nivel dhe jemi shumë të emocionuar”, tha Hadërgjonaj për A Spor.

Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 3:4 për të siguruar finalen e madhe ndaj Turqisë.

Ndeshja do të luhet në “Fadil Vokrri” të martën me fillim nga ora 20:45.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.