Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hajdari i jep të drejtë Konjufcës për Listën Serbe: Vendim i duhur, e dijmë cilit grupacion i takojnë ata!

Gazeta10
05 December 2024 - 22:14

Analistja Fatime Hajdari e ka përkrahur kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili në seancën e së enjtes kërkoi nga deputetët e Listës Serbe që ta lirojnë sallën e kuvendit. 

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, Hajdari ka thënë se kryetari i Kuvendit nuk ka thënë diçka që nuk dihet publikisht, teksa ka shtuar se edhe votimi i Listës Serbe në mënyrë të organizuar tregon për manipulim të demokracisë.

“Besojë që kryetari i Kuvendit mundet më bë, aq sa ka bërë sot të bëjë një deklaratë politike sepse kjo është në mandatin e tij. Ne e dimë cilit grupacion i takojnë ata dhe ardhja e tyre në kuvend ka ardhur fillimisht nga një marrëveshje, e cila fare nuk ka qenë pjesë e demokracisë, madje edhe votimi i tyre në mënyrë të organizuar tregon për manipulim të demokracisë dhe cenim të demokracisë në veri”, ka thënë Hajdari. /Gazeta 10/ 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.