
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.
Me këtë vendim është caktuar që marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër, dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.
“Ky vendim ka për qëllim parandalimin e çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët tanë janë të pranishëm në ATDHE, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për të mënjanuar çrregullimet tjera në treg”, thuhet në njoftim.