Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajdari: Raporti i Progresit i Bashkimit Europian nxori rezultate katastrofale për Kosovën

Gazeta10
31 October 2024 - 11:28

Dje u publikua Raporti i Progresi nga BE për Kosovën, raport ky që ngjalli reagime të shumta.

Kritikat që iu adresuan qeverisë, nga anëtari i kryesisë së PDK-së u cilësuan katastrofale.

Sipas Petrit Hajdarit, qeveria duhet të jap përgjigje për situaten e krijuar.

Postimi i plotë:

“A ia ka inat edhe BE-ja Albin Kurtit a ku është problemi?
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian nxori rezultatet dhe siç mund të merret me mend, janë katastrofale për Kosovën.
Kosova po keqqeveriset në të gjitha kuptimet dhe ka bërë regres edhe në çështje vitale si liria e medias.
Si vend me dëshirë drejt prosperitet europian, i kemi dhënë rëndësi të veçantë kritereve kyçe për BE-në si liria e medias dhe të drejtat e njeriut.
Kjo deri në ardhjen e Kurtit.
Ky njeri po na e shkatërron vendin dhe përgjigja për të duhet dhe do të jepet shpejt”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.