Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haki Abazi i reagon hoxhës nga Prizreni: Fyerja e simboleve kombëtare, ndjellje e urrejtjes

Gazeta10
17 April 2023 - 9:14

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i ka reaguar në rrjetin social Facebook ndaj hoxhës Mazllam Mazllami për fjalorin e tij kundër simboleve kombëtare, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se fjalori fyes dhe as fyerja e religjionit, “nuk janë liri e fjalës”, por sipas tij, janë ndjellje e urrejtjes dhe përçarjes.

“Fjalori fyes ndaj simboleve kombëtare dhe as fyerja e besimit dhe relegjionit nuk është liri e fjalës e të shprehurit por është ndjellje e përqarjes dhe urrejtjes.Në këto kohë të rënduara dhe vështirësi kolektive ai që mbjellë urrejtje dhe fyen në hapësirën publike është një ”myzevir” që është më i rrezikshëm dhe fajtor për veprimet që mund të pasojnë.Nuk duhet të biejmë viktima të këtyre dashakeqësve delikuent dhe duhet distancuar nga ata”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.