
Ish- deputeti e LVV-së, tashmë i pavarur, Haki Abazi ka reaguar ne rrjetin social Facebook për situatën e cila është duke ndodhur në veri të Mitrovicës.
Ai djegien e veturës së policisë e cilëson si vepër penale dhe se kjo vjen si rezultat konkret i dialogut në Bruksel.
“Vepra penale e djegies së veturave të Policisë së Kosovës në veri. Ky është rezultati konkret i dialogut në Bruksel. Gabim në të gjitha llogaritë. Vuçiq dhe banditët e tij kriminal do të përpiqen t’i bëjnë komunat veriore të Kosovës të duken si të paqëndrueshme dhe të zhvendosin fokusin nga problemet e Serbisë dhe regjimit të tij në Kosovë.Sipas përshtypjes, Kosova do të duket si një vend i rrezikshëm për të investuar dhe ky është kurthi në të cilin është futur vetë Kurti, kokëfortësia nuk të çon askund. Pra, Vuçiq e luan lojën e tij në Kosovë dhe Kurti e luan lojën e tij me taktikë duke mbuluar në mënyrë kozmetike dështimet e tij në qeverisje dhe vendimet e gabuara. Sondazhet po tregojnë një rënie të ndjeshme, njerëzit nuk po blejnë më fjalë boshe!Jam i sigurt se do të ketë një heshtje diplomatike nga Lajçaku! Përveç dyfishimit të përpjekjeve për ta paraqitur dialogun si përpjekje menaxhuese të krizës dhe stabilitetit për anëtarët e BE-së, në vend që të merren me shkaqet rrënjësore.Policia duhet urgjentisht të këtë sigurimin e jetës ashtu edhe pagën e rrezikut!”,ka thënë ai