
Hakim Ziyech në orët në vazhdim pritet të bëhet futbollist i Paris Saint-Germainit.
Marokeni tashmë ka arritur në Paris për të kryer testet mjekësore, përpara se të kalojë te kampioni në fuqi i Francës.
Ziyech pritet të kalojë te Paris Saint-Germaini në formë huazimi, me mundësi blerje në fund të sezonit.
29-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndërsa u largua nga Londra pas konkurrencës së madhe në fazën ofanzive të kësaj skuadre.