Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi: PDK duhet ta ruajë unitetin, jo me ndjek votën me çdo kusht

Gazeta10
06 Maj 2026 - 21:29

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko ka komentuar gjendjen e brendshme dhe strategjinë politike të Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se roli i saj nuk kufizohet vetëm në ruajtjen e elektoratit, por edhe në mbajtjen e stabilitetit dhe unitetit të brendshëm partiak.

Sipas Matoshit, figura si nënkryetari i PDK-së Bedri Hamza shihen si jo-konfliktuoze dhe të kujdesshme në raport me marrëdhëniet politike, duke reflektuar një qasje më të ftohtë dhe të balancuar në një periudhë të ndjeshme për partinë.

“Besoj që e ruajnë elektoratin, por ata kanë edhe një rol tjetër. PDK duhet me ruajtë unitetin brenda partiak, jo me ndjek votën me çdo kusht,” është shprehur Matoshi.

Ai ka theksuar se, pas zhvillimeve që lidhen me proceset në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, partia gjendet në një fazë ku duhet të rishfaqet qartë në skenën politike, qoftë edhe përmes një rritjeje simbolike elektorale.

“Mas shtyerjes së verdiktit në Hagë, praktikisht PDK duhet me dalë qysh është. Edhe një rritje simbolike është e mirë, sepse nuk është pak që kreu apo dy themeluesit e saj mos me i pas këtu,” shtoi ai.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/k19EaJRIGXU

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.