Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halil Matoshi për rrezikun për luftë: Lidershipi po mundohet ta bëjë popullin budallë

Gazeta10
29 April 2024 - 21:07

Kohëve të fundit janë shtuar zërat se Serbia mund ta sulmoj ushtarakisht Kosovën.

Këtyre zërave i ka dhënë ‘flakë’ një deklaratë që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi për një media ukrainase ku ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme për luftë me Serbinë.

Mirëpo gjatë ditës ka reaguar Bislimi i cili ka thënë se deklarata e tij është keqcituar.

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë në emisionin ‘Politiko’ në Kanals10 se drejtuesit e Institucioneve të Kosovës me shpesh e përmendin fjalën luftë sesa liri.

Sipas tij, lufta në Kosovë ka përfunduar dhe ajo më nuk do të përsëritet, raporton gazeta10.

“As Bislimi nuk bërë përjashtim nga korpusi i liderëve të Kosovës Vjosë-Albni-Glauk të cilët me shpesh e përmendin fjalën luftë sesa atdhe apo liri. E Kosova është vend i lirë dhe është i sigurtë sepse Kosova prej pellazgëve e këndej nuk ka qenë më e sigurt”, ka thënë Matoshi.

Sipas tij, liderët kosovarë me këto deklarata për luftë po dëshirtojnë t’i njoftojnë aletatët e Kosovës se vendi ynë po rrezikohet nga Serbia.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.