Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halil Thaçi pret në takim Zv.komandantin e KFOR-it, Federico Collina

Gazeta10
22 Prill 2026 - 18:00

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka pritur në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it, Federico Collina, si dhe Kapitenin Peter Imhof, shkruan Gazeta 10.

Në këtë takim, kryetari Thaçi e njoftoi gjeneralin Collina për projektet zhvillimore të komunës, sfidat aktuale me të cilat po përballet Obiliqi, si dhe për situatën e sigurisë, e cila u vlerësua si stabile.

Nga ana e tij, Zëvendëskomandanti i KFOR-it përgëzoi kryetarin për angazhimin dhe realizimin e projekteve në komunë, duke vlerësuar progresin e arritur.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen dhurata simbolike dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit, me synim ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët e Obiliqit./Gazeta 10

https://www.facebook.com/share/p/1Cnr8ABRFJ/

https://www.facebook.com/share/p/1Ckp7u7FF4/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.