
Mbrojtësi i Ballkanit, Gentrit Halili foli pas suksesit historik të Ballkanit.
Në studion e emisionit “Kampionët”, mbrojtësi i talentuar bëri me dije se ky sukses i arritur ka emrin e kryesisë, të cilët i kanë qëndruar pas gjatë tërë sezonit.
“S’kemi pasur presion nga presidenti rreth objektivave, përkundrazi na ka përkrahur çdo herë, së bashku me trajnerin, derisa këto dy trofe ishin si dhuratë për neve”
Gentrit Halili ka qenë faktor kyç në skuadrën e Ilir Dajës përgjatë tërë sezonit, duke zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar edhe katër gola dhe ka dhuruar një asist.
Me Ballkanin, 22-vjeçari ka dy trofe të fituar, të dyja të këtij sezonit.