Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Halimi: Bashkë me policët e suspenduar të shkojë edhe ministri i Brendshëm

Gazeta10
03 December 2022 - 18:10

Zëdhënësja Politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se bashkë me policët e suspenduar duhet të shkojë edhe ministri i Brendshëm, raporton Gazeta10 .

Halimi ka thënë se zingjiri i shkarkimeve duhet të shkojë deri në fund.

Më tej, Halimi ka thënë se guaja që është vrarë bashkë me foshnjën e saj ka qënë e shtrirë në një institucion publik.

Tutje, Halimi ka thënë se shteti ka dështuar të i ofrojë përkujdesje.

Këtu keni postimin e plotë:

“Zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkoj deri në fund

Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër.

Gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor. Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.